Prokuroria kërkon burg për 4 punonjëset e Shefqet Ndroqit

Nga Exit News
Prokuroria kërkon burg për 4 punonjëset e Shefqet Ndroqit

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burg për 4 punonjëset e Shefqet Ndroqit të akuzuar për shpërdorim detyre.

Ditën e sotme po zhvillohet seanca ndaj 3 infermiereve dhe 1 sanitareje, të cilat dyshohen se kanë bashkëpunuar me ish sanitaren Tire Alldervishi.

Sanitarja Alldervishaj ndodhet në arrest me burg, pas publikimit të denoncimit në emisionin STOP,se ajo ka mashtruar duke u hequr si infermiere dhe i ka marrë familjes së pacientes rreth 8 milionë lekë të vjetra për shërbimet brenda në spital.

Vajza e pacientes ka denoncuar sanitaren dhe ka dorëzuar në prokurori bisedat me sanitaren për paratë e marra. Sipas bisedave, sanitarja i kërkonte para vajzës për t’ia shpërndarë mjekëve dhe infermierëve që kujdeseshin për pacienten. Po ashtu sanitarja kërkonte ushqim, ujë dhe mjete të tjera që duhet të mundësoheshin nga spitali, si termometër dhe pampersa.

Alldervishaj akuzohet për mashtrim dhe shpërdorim detyre.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>