Prokuroria kërkon burg për Meçanin, përdhunoi gjyshen e tij 89 vjeçare

Nga Exit News
Prokuroria kërkon burg për Meçanin, përdhunoi gjyshen e tij 89 vjeçare

Prokuroria e Lushnjes kërkoi të martën arrest me burg për Saimir Meçanin, i cili akuzohet për dhunë dhe abuzim seksual ndaj gjyshes së tij, 89 vjeç.

Meçani u arrestua nga policia të shtunën menjëherë mbas ngjarjes. Ai dyshohet se ka qenë i dehur kur ka dhunuar gjyshen e tij.

36-vjeçari nga Lushnja akuzohet për “dhunë në familje” dhe “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur”.

Për të njëjtat vepra penale Meçani ka qenë më parë i dënuar dhe në Greqi.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>