Prokuroria kërkoi sot, sekuestrimin e llogarive bankare me vlerë rreth 3.7 milionë dollarë, të Kastriot Ismailaj. Zoti Ismailaj, pronar dhe administrator i kompanisë DIA akuzohet për pastrim parash me disa kompani në pronësi të tij.
Ai dhe kopmania e tij DIA u bënë të njohur në publik para disa muajsh për shkak të akuzave, që një kontrata e lidhur mes ÇEZ dhe DIA për mbledhjen e borxheve, ishte ndikuar në mënyrë korruptive nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta.