
Prokuroria ka thirrur kryetarin e Partisë Demokratike të Shkodrës Xhevdet Amuli dhe 10 anëtarë të kryesisë së PD-së për djegien e materialeve zgjedhore në 30 qershor 2019, në shkollën Shejnaza Juka, raportuan mediat, të shtunën.
Këto akuza u mohuan nga kryetari i PD-së, Shkodër, Amuli duke thënë se djegia e materialeve zgjedhore nuk kanë qenë një organizim i PD-së së Shkodrës. PD-ja e Shkodrës e quan hetimin e prokurorisë një muaj para 25 prillit, presion ndaj tyre.
Në zgjedhjet e 30 qershorit, u organizuan protesta nga disa qytetarë dhe mes tyre kishte përfaqësues politik.