Prokuroria në Kosovë nis hetimet për hyrjen e vaksinave kundër Covid-19

Nga Exit News
Prokuroria në Kosovë nis hetimet për hyrjen e vaksinave kundër Covid-19

Prokuroria e Mitrovicës ka nisur hetimet për hyrjen e vaksinave kundër Covid-19 në veri të Kosovës.

Në një komunikim për Radio Evropa e Lirë, prokurori kryesor, Shyqyri Syla pohoi se fillimisht po mblehdin të dhëna për të konstatuar nëse vaksinat kanë hyrë nga Serbia në Kosovë, përmes rrugëve joligjore ose jo.

“Po hetohet fillimisht hyrja e tyre, sepse nuk mund të themi asgjë pa e ditur se si kanë hyrë, si dhe kush janë personat që i kanë sjellë ato”, pohoi Syla.

Syla shtoi se mundësitë që vaksinat të kenë hyrë permes rrugëve joligjore janë të shumta.

Qeveria në detyrë e Kosovës njoftoi se nuk ka asnjë të dhënë nga doganat dhe nga Policia Kufitare, se në Kosovë kanë hyrë vaksina kundër sëmundjes COVID-19.

Qeveria pohoi se nuk ka patur asnjë komunikim zyrtar me institucionet e Serbisë për këtë çështje.

Vuçiç tha me 25 dhjetor se vaksinimi në veri të Kosovës po bëhet me vaksinën e kompanive Pfzer e BioNTech, e cila para disa ditëve ka arritur në Serbi. Ai theskoi se Komunat me shumicë serbe funksionojnë sipas sistemit serb. Duke qenë se Serbia ka nisur vaksinimin edhe komunat në veri të Kosovës kanë nisur të njëjtin proces.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>