Prokuroria e Përgjithshme nisi sot hetimin për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Admir Thanza, i cili akuzohet se ka falsifikuar formularët e vetëdeklarimit.
Gjyqtari Thanza ka fshehur në formularë një dënim në Itali të marrë në vitin 1999 për “vjedhje në bashkëpunim”, për të cilin është dënuar me 40 ditë burg dhe gjobë nga gjykata e Shkallës së Parë në Piza të Italisë.
Ky dënim u zbulua gjatë hetimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, gjatë procesit të vetingut të gjyqtarit Thanza.
Gjatë seacën me KPK-në, gjyqtari Thanza tha se kishte marrë përsipër akuzat e vjedhjes, por vjedhjen e ka kryer kunata e tij, e cila ka vjedhur në kushte të vështira ekonomike, që djali i saj 9 vjeçar të kurohej në Itali.
Megjithëse Thanza është dënuar në viti 1999, kohë kur ka qenë prokuror në Shkodër, asnjë prej institucioneve shqiptare të verifikimit të figurës nuk e ka gjetur shkeljen që ka bërë gjyqtari duke mos e deklaruar në formularët e vetëdeklarimit.
Kanë qenë përfaqësuesit dhe ekpertët e ONM-së ata që kanë zbuluar dënimin.
Teksa prokuroria ka nisur hetimet, pritet dhe vendimi i KPK-së nëse Thanza do të vazhdojë detyën apo jo.