
Prokuroria e Lezhës ka nisur hetimet ndaj kompanisë Geci për mungesën e mirëmbajtjes së aksit Milot Lezhë.
Në një deklaratë për BIRN, prokurori Erjon Shehaj tha se po shqyrtonin dokumentacionet e kontratës së mirëmbajtjes. Kompania Geci ka fituar tenderin për mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor.
Mbrëmjen e së shtunës qytetarë të shumtë u bllokuan në këtë aks për mbi pesë orë.
Ministrja Belinda Balluku deklaroi të dielën se ky aks u bllokua për shkak të stuhisë dhe se qeveria kishte bërë maksimumin.
Një ditë më parë, Balluku njoftoi ndalimin deri të hënën të mjeteve të tonazhit të rëndë në akset kombëtare.