Prokuroria e Lezhës ka nisur hetimin për ndërtimin e një hidrocentrali në fshatrat Sang dhe Thirrë të Mirditës.
Sipas Shqiptarja.com, prokurori i çështjes, Sabri Kastrati deklaroi se është marrë i gjithë dokumentacioni dhe po shqyrtohet nga ky organ.
Vendimi erdhi pas protestës së banorëve në fshatrat Sang dhe Thirrë të Mirditës kundër ndërtimit të një hidrocentrali. Ata e quajtën projektin për ndërtimin e tij si “një kërcënim për jetën”.
Në një intervistë me Exit, CEO i Patagonia Ryan Gellert tha se hidrocentralet nuk janë respektojnë mjedisin, nuk janë të qëndrueshme dhe ndikojnë në zhdukjen e florës dhe faunës dhe zhvendosjen e njerëzve.