Prokuroria ka parlajamruar të marten se do të ndryshojë akuzën ndaj policit që vrau Kldioian Rashën. Përmes një deklarate, Prokuroria pohon se veprimet hetimore janë në përfundim të tyre.
Prokuroria thotë në njoftim se “do reflektohet me ndryshimin e kualifikimit ligjor të veprës së kryer”. Kjo do të thotë se Prokuroria po konsideron ndryshimin e akuzës ndaj policit.
Gjykata la në burg në 11 dhjetor policin që goditi Klodian Rashën.
Polici Nevaldo Hajdëraj akuzohet për vrasje në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.
Prokuroria deklaron se nuk ka pasur përdorim dhune ndaj viktimës.
“Nisur nga reagime të ndryshme, në mediat audio-vizive dhe ato të shkruara, në lidhje me pretendimet për konflikt fizik, keqtrajtim të kufomës, përpara ndjekjes, gjatë ndjekjes dhe pas goditjes me armë zjarri nga autori i ngjarjes apo persona të tjerë, e ndjejmë me vend të sqarojmë, duke respektuar dispozitat e Kodit te Procedurës Penale për sekretin hetimor, se në bazë të provave të pakundërshtueshme, të administruara, nuk ka pasur përdorim dhune”, thuhet në njoftim.