Prokuroria përfundon hetimet për Marviol Bilën

Nga Exit News
Prokuroria përfundon hetimet për Marviol Bilën

Prokuroria e Tiranës përfundoi të hënën hetimet për Marviol Bilon. Ai akuzohet për plagosje të rëndë në kapërcim të kufinjve të mbrojtjes së nevojshme ndaj Elion Hados.

Ndërkohë prokuroria rrëzoi akuzat për vrasjen e Fabian Gaxhës më argumentin se ishte në kushtet e mbrojtjes së nevojshme.

Më 4 tetor 2018 pas një përplasje me armë në një lokal në zonën e ish-Bllokut, mbeti i vrarë Fabian Gaxha ndërsa u plagosën Elio Hado dhe Ervis Martinaj.

Ervis Martinaj akuzohet për krijim kushtesh për të kryer vrasjen, fshehje e të ardhurave, falsifikim pasaportash dhe organizim lojrash fati.

Ndërsa Hado akuzohet për vrasje të dy ose më shumë personave e mbetur në tentative, armëmbajtje pa leje dhe plagosje.

Në shkurt 2020, prokuroria dërgoi në gjykatë 4 të akuzuar për vrasjen e Fabian Gaxhës në zonën e ish-Bllokut, ku u përfshinë Ervin Mata, Marviol Bilo, Elion Hado dhe Ervis Martinaj.

Dosja penale ndaj Ervin Matës dhe Mervjol Bilos është drejt mbylljes nga prokuroria e Tiranës. Mervjol Bilo është ende në arrati.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>