Prokuroria pushon hetimet për pagimin e hotelit të Maznikut nga Shkëlqim Fusha

Nga Exit News
Prokuroria pushon hetimet për pagimin e hotelit të Maznikut nga Shkëlqim Fusha

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur në dhjetor 2019 hetimet për çështjen e pagimit të qëndrimit në hotelin luksoz në Spanjë të Nënkryetarit të Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku nga kompania Fusha shpk. Në dhjetor, prokuroria i ka kërkuar gjykatës pushimin e çështjes.

Reporter.al shkruan se në një përgjigje me shkrim, Prokuroria e Tiranës i është përgjigjur se kishte depozituar më 17 dhjetor në gjykatë kërkesën për pushimin e kësaj çështjeje, pa shpjeguar arsyet.

Prokurori i çështjes, Alket Mersini nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi arsyet që e shtynë të kërkonte mbylljen e procedimit penal. Kjo kërkesë nuk është shqyrtuar ende nga gjyqtari paraprak.

Në shtator 2019, disa media publikuan një formular të fimosur nga Shkëlqim Fusha, i cili autorizonte Arbjan Maznikun të përdorë kartën e kreditit të Shkëlqim Fushës për të paguar shpenzimet e tij në Hotelin Alma në Barcelonë, më datë 21 qershor.

Me këtë dokument, Shkëlqim Fusha, pronari i kompanisë Fusha shpk, pagoi 1816 euro për qëndrimin e Maznikut, për dy netë në një hotel në Barcelonë.

Menjëherë pas publikimit të faturave, Prokuroria e Tiranës regjistoi procedim penal dhe akuzoi Maznikun e Fushën për “korrupsion aktiv të nëpunësve të huaj publikë”, “shpërdorim të detyrës” dhe “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

Në përgjigje të pyetjeve të Zërit të Amerikës për këtë rast, Bashkia Tiranë e pranoi pagesën e kryer nga Shkëlqim Fusha. Zyra e shtypit të Kryetarit Erion Veliaj u justifikua se udhëtimi ishtë bërë për të marrë një çmim për Sheshin Skënderbej, që i ishte dhënë kompanisë Fusha shpk dhe Bashkisë Tiranë:

Kompania “Fusha” mori përsipër të mbulojë shpenzimet për grupin nga Shqipëria, kësisoj duke mos shpenzuar fonde të Bashkisë së Tiranës për një çmim që i jepej si bashkisë edhe kontraktorit për realizimin.”

Pagesa nga Shkëlqim Fusha për zyrtarë të bashkisë shkel ligjin për konfliktin e interesave dhe tejkalon kufirin prej 10 mijë lekësh (afro 85 euro) të dhuratave që mund të pranohen nga punonjësit e institucioneve shtetërore, sipas Nenit 4/f të Ligjit për Deklarimin e Pasurisë.

Botimi i kësaj fature vjen vetëm pak javë përpara se komisioni “i pavarur” i vlerësimit të ofertave të shpallë fituesin e tenderit për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e kullave rezidenciale dhe të biznesit në tokë publike, përfshi edhe ndërtimin e një teatri.

Ligji special i rishikuar dhe tenderi i hapur konsiderohen si të përshtatura për Fusha shpk, e cila pritet të jetë fituesja e tenderit, e vetme apo në një ofertë të përbashkët me një tjetër kompani.

Fusha shpk po ashtu është kontraktori më i madh i bashkisë së Tiranës dhe vetëm gjatë 4 viteve të fundit – kohë kur në krye të bashkisë ka qenë kryebashkiaku Erion Veliaj, ka përfituar mbi 28.6 milionë euro në fonde publike nga ky institucion.

Ajo ka fituar dhe të paktën 43 milionë euro në kontrata nga pushteti lokal në gjithë vendin gjatë periudhës 2015–2018, sipas të dhënave të Open Data.

Partia Demokratike ka argumentuar që 145 kontrata tenderash të fituara nga Fusha shpk gjatë peridhës 2014 – 2019 kapin shumën prej 101 milionë eurosh, përfshirë kontratat e dhëna nga qeveria.

2 komente

  1. Ton Xebo 19 Shkurt, 2020 në 8:12 pm

    Kush ishte prokurori i ceshtjes ? Talent i vetingut , apo talent i plepave 😀

    Kole Hysenaj?

    Ervin Karanxha ???

    apo Arta Marku dhe Donika Prela ?

    Keta prokurore vetem interes publik nuk mbrojne, interes personal po, :eke pa fund marrin! qoka bejne me interesin publik.

    Prokurore qe e kane vendin ne burg bashke me shoket.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme