Prokuroria e Tiranës pushoi hetimin për të akuzuarin kryesor për vrasjen e policit, Arben Bilali në janar të 2019, Gjergj Cukali.
Cukali u lirua nga Gjykata e apelit, me argumentin se prova e ADN-së, nuk ishte e përdorshme. Prokuroria nga ana tjetër nuk arriti të gjente prova të tjera që të vërtetonte akuzën ndaj Cukalit dhe e pushoi çështjen.
Gjergji Cukalit është dënuar në vitin 2006 me me 10 vite burg, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”. Ai njihet si i forti i “Myslym Shyrit”.
Gjatë viteve të fundit, ai është ai është shoqëruar, proceduar dhe arrestuar disa herë nga Policia e Tiranës.