Prokuroria: Shtohet dhuna në familje dhe krimeve seksuale

Nga Exit Staff
Prokuroria: Shtohet dhuna në familje dhe krimeve seksuale

Gjatë  vitit 2021 në Shqipëri janë shtuar rastet e dhunës në familje dhe të krimeve seksuale.

Rezultatet shqetësuese vijnë nga raporti vjetor i Prokurorit të Përgjithshëm.

Sipas raportit, krimet seksuale pësuan një rritje prej 16 për qind në krahasim me vitin 2021.

Ajo që duket si tregues për përmirësimin e punës së prokurorisë në lidhje me këto krime është rritja me 48 për qind e rasteve të denoncuara për të cilat prokurorët kanë kërkuar procedim penal në gjykatë.

Ndërkohë që kjo rritje nuk u reflektua edhe në dënimet e gjykatës për këtë vepër penale: gjykata dënoi vetëm 3 përqind më tepër të pandehur në krahasim me vitin e mëparshëm.

Raporti tregon se 97 për qind e të dënuarve për këtë krim janë meshkuj,  65 për qind janë me arsim të ulët, 30 për qind me arsim te mesem dhe 5 për qind me arsim të lartë, 93 për qind të papunë, 66 për qind me banim në qytet, ndërsa 88 për qind ishin të padënuar më herët.

Jo fort më pak shqetësuese paraqitet edhe dhuna në familje sipas këtij raporti, me 1406 raste gjithsej gjatë vitit 2021, shifër që llogaritet si 12 për qind më e lartë se viti 2020.

Dhuna në familje përbën 95 për qind të veprave penale që përfshihen në kategorinë “vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes”.

Mbetet për t’u parë nëse institucione të tjera të specializuara, si organizata të shoqërisë civile apo kërkues shkencorë do t’i analizojnë këto rezultate për të nxjerrë shkaqet e tyre. Ajo që mund të vihet në pah është se rritja përkon me periudhën e pandemisë, që i detyroi familjet të kalonin më tepër kohë bashkë në kushte izolimi dhe tendosjeje psikologjike. Një tjetër aspekt që mund të ketë ndikuar këto rezultate është edhe reforma në drejtësi, e cila e ka ulur ndjeshëm numrin e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Raporte si ky i Prokurorit të Përgjithshëm duhet të jetë njëri ndër elementet e rëndësishme për t’u shqyrtuar nga qeveria dhe parlamenti në politikat dhe nismat e tyre ligjore në përpjekje për të rritur mirëqenien e qytetarëve.

 


EU funded RDN

Ky artikull është realizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, në kuadër të Projektit “Reporting Diversity Network 2.0”, nën skemën e mbështetjes së granteve të vogla.

Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e “New Policy Group” dhe, si e tillë, nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Rrjetit të Raportimit të Diversitetit 2.0.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>