Prokuroria Speciale në Hagë ka kundërshtuar kërkesën e avokatit të Kadri Veselit për ta liruar atë nga paraburgimi.
Zyra e Prokurorit të Specializuar të premten dërgoi argumentet e saj kundër kërkesës së avokatit të Veslit, Ben Emmerson.
Të martën Prokuroria Speciale u përgjigj duke renditur argumentet e saj se pse Veseli duhet të vijojë të qëndrojë në paraburgim.
Përgjigja e Prokurorisë Speciale mban firmën e kryeprokurorit Jack Smith. Në këtë përgjigje thuhet se përkohësisht Vesli duhet të qëndrojë në paraburgim.
Aty thuhet se ai është i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, andaj lirimi i tij nga paraburgimi mund të jetë rrezik për arratisjen e tij.
Organi i akuzës në Hagë pretendon se kriteret për ta mbajtur Veselin në paraburgim janë përmbushur.
Sipas Prokurorisë asnjë masë alternative nuk adreson sa duhet këto rreziqe.
Më 11 nëntor, ish-kreu i PDK Kadri Veseli hodhi poshtë të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij nga gjykata speciale e Hagës për krime gjatë luftës së Kosovës.
Akuzat që rëndojnë mbi Veselin janë:
- Përndjekje, krim kundër njerëzimit;
- Burgosje, krim kundër njerëzimit;
- Ndalim arbitrar, krim lufte;
- Akte të tjera çnjerëzore, krim kundër njerëzimit;
- Trajtim mizor, krim lufte;
- Torturë, krim kundër njerëzimit;
- Torturë si krim lufte;
- Vrasje, krim kundër njerëzimit;
- Vrasje e paligjshme si krim lufte;
- Zhdukje me forcë e personave, krim kundër njerëzimit.
Sipas prokurorisë, veprat e pretenduara janë kryer midis prillit 1998 dhe gushtit 1999 në Kosovë dhe në Shqipërinë Veriore.