Prokuroria speciale: Mustafa mund të arratiset, të vazhdojë në paraburgim

Nga Exit News
Prokuroria speciale: Mustafa mund të arratiset, të vazhdojë në paraburgim

Prokuroria Speciale ka kërkuar zgjatjet e afatit të paraburgimit për Salih Mustafën, i arrestuari i parë nga drejtuesit e UÇK-së.

Ish-shef i inteligjencës së FSK-së dhe ish-eprori i UÇK-së në zonën Operative të Llapit, i cili e ka drejtuar njësinë e quajtur BIA, u arrestua më 24 shtator nga EULEX për krime ndaj njerëzimit gjatë luftës Kosovë-Serbi.

“Gjyqtari i procedurës paraprake duhet ta konsiderojë këtë rrezik gjithashtu edhe për shkak të vështirësive që mund të lindin në ndjekjen e një të arratisuri jashtë Kosovës”, thuhet në argumentin e Prokurorisë, sipas Koha.net.

Ndërsa mbrojtja e Mustafën ka argumentuar se ai do të dorëzojë pasaportën dhe do të qendrojë në banesën e tij për të punuar në mënyrë që t’I sigurojë familjes të ardhura për të jetuar.

Vendimi duhet të merret deri të hënën, më 23 nëntor.

“Vendimi merret sa më shpejt që të jetë e mundshme dhe jo më vonë se tri (3) ditë pas parashtrimit të fundit”, thuhet në Rregulloren për Procedura dhe Prova.

Salih Mustafa, ish-drejtuesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deklaroi se është i pafajshëm për katër akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit Special në Hagë.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme