
Prokuroria e Tiranës ka vendosur shoqërimin e detyrueshëm të Kreut të opozitës Lulzim Basha, më 20 qershor, bënë të ditur gazetarja e Ballkanweb, Klodiana Lala.
Kryetari i opozitës Lulzim Basha nuk u paraqit sot në Prokurorinë e Tiranës, për çështjen e lobimit të PD-së në SHBA, deri sa Prokuroria të zbatojë ligjin.
“Unë jam i gatshëm të zbatoj ligjin nëse prokuroria bënë të të njëjtën gjë,” u shpreh kryeopozitari Basha në një letër dërguar Prokurorisë së Tiranës.
Më 12 qershor, Prokuroria e Tiranë vendosi të marrë të pandehur kryetarin e opozitës Lulzim Basha, ish-Sekretarin e Përgjithshëm Arben Ristani dhe ekonomistin e PD-së Ilir Dervishi në lidhje me lobimin e kësaj partie në SHBA në zgjedhjet e vitit 2017.