Prokuroria e Përgjithshëm ka vërtetuar dënimin me 3 vjet burg të kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismailaj. Kjo do të thotë se Ismailaj duhet të lërë postin e kryebashkiakut si pasojë e ligjti të dekriminalizimit.
Prokuroria i kërkoi në janar 2020 Komisionit Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit të kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismailaj për të vijuar me verifikimin e tij.
PD ka denoncuar me dokumente se në vitin 2000 zoti Ismailaj është dënuar me 3 vite burg nga autoritetet greke me akuza të rrahjes së një personi. Për këtë denim PD ka kërkuar prej një jave verifikimin e tij.
Kryebashkiaku Ismailaj ka mohuar disa herë akuzat duke theksuar se nuk ka dijeni për dokumentet e publikuara nga PD dhe se ka udhëtuar vazhdimisht pa probleme në Greqi.
Zoti Ismailaj është kryebashkiaku i katërt i denoncuar nga PD për fshehje të dënimeve të marra në të shkuarën në formularët e dekriminalizimit.
Pas zgjedhjeve monopartiake të 30 qershorit, PD ka denoncuar kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Mark Babani, ish-kandidatin për Bashkinë Shkodër, Valdin Pjetri, dhe kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku.