
Prokurorja e Shkodrës, Blerta Hamza është konfirmuar sot në detyrë nga Komisioni i pavarur i Kualifikimit, (KPK).
KPK vlerësoi se Hamza nuk ka probleme me deklarimin e të ardhurave, pastërtinë e figurës dhe kompetencën profesionale.
Blerta Hamza përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2016.
Pasi kreu stazhin në Pogradec ajo u emërua në Prokurorinë e Shkodrës ku vijon të ushtrojë funksionin.
Prej vitit 2020, Hamza punon edhe si eksperte për monitorimin e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme me lejen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.