Prokurorja e Përkohshme mund të mos veprojë si “e përkohshme”, ndryshe nga garancitë që dhanë Donald Lu dhe Romana Vlahutin

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei
Prokurorja e Përkohshme mund të mos veprojë si “e përkohshme”, ndryshe nga garancitë që dhanë Donald Lu dhe Romana Vlahutin

Disa media kanë raportuar ditët e fundit se Prokurorja e Përkohshme e Përgjithshme Arta Marku ka filluar riorganizimin e plotë të Prokurorisë, dhe ka planifikuar të ndryshojë drejtorët e departamenteve, përfshirë edhe drejtuesin e Prokurorinë së Krimeve të Rënda, e cila aktualisht po heton trafik droge ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, si dhe disa bashkëpunëtorë të tjerë të lartë të Kryeministrit Edi Rama.

Arta Marku u zgjodh Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme javën e kaluar, pas një opinion ligjor nga OPDAT dhe EURALIUS mbështeti qeverinë për ta zgjidhur kryeprokurorin me shumicë të thjeshtë parlamentare dhe pa veting. Marku  u zgjodh me më pak se gjysmën e numrit të deputetëve, të gjitha vota socialiste.

Në të vërtetë, Marku nuk është një figurë neutrale, por një prokurore që gjatë gjithë karrierës së saj ka qenë nën mbrojtjen e deputetit të PS dhe kryetarit të Komisionit të Çështjeve Ligjore, Ulsi Manja.

Argumenti kryesor i OPDAT dhe EURALIUS për të mbështetur qeverinë ishte se Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm ishte “si” një Zëvendës Prokuror i Përgjithshëm dhe si i tillë nuk i nënshtrohet kërkesave kushtetuese të vetingut dhe zgjedhjes me 3/5 e votave të Kuvendit.

Për këtë intepretim, ata u bazuan në Ligjin 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”:

Fakti që Ligji Nr. 97/2016 parashikon rregulla specifike për Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm, i cili ka një mandat të kufizuar dhe nuk duhet të konsiderohet Prokuror i Përgjithshëm, por vetëm një prokuror i lartë, të cilit në periudhën kalimtare i caktohen funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm, na bën të kuptojmë se kjo figurë është më e krahasueshme me figurën e një Zëvendës Prokurori të Përgjithshëm, i cili nuk është i rregulluar në Kushtetutë.

Qeveria ja përplasi të gjithëve në fytyrë këtë argument, i cili u kundërshtua hapur nga opozita.

Tashmë, duket se qeveria Rama a ka hedhur përfaqësuesve të BE-së dhe të SHBA-ve.

Nëse Marku është “si” Prokurore e Përgjithshme…

Sipas Ligjit 97/2016 (neni 38/2(e)) është kompetencë e Prokurorit të Përgjithshëm:

të përcaktojë strukturën e përgjithshme dhe rregullat standarde të organizimit dhe funksionimit të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm.

Me fjalë të tjera, Prokurorit të Përgjithshëm i lejohet të përcaktojë strukturën e organizimit të prokurorisë.

Por Kushtetuta në Nenin 149/a(1)(a) qartazi thekson se “emërimi” dhe “transferimi” i prokurorëve është e drejtë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe jo e Prokurorit të Përgjithshëm.

Por, meqë KLP nuk është ngritur si institucion, Ligjit 97/2016, në Nenin 109/3 shprehet se kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm, deri në ngritjen e KLP-së ,përcaktohen në Nenin 160/2 të Ligjit 96/2016 Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Sipas këtij ligji, deri në ngritjen e KLP-së, Prokurori i Përgjithshëm mund të pezullojë prokurorët, të emërojë prokurorë të sapo diplomuar dhe të largojë prokurorët kur arrijnë moshën e pensionin.

Megjithatë, edhe pse Marku nuk mund të “emërojë” ose “transferojë” prokurorë, ajo mund të ketë mjaftueshëm hapësirë të manovrojë sa për të hequr qafe prokurorë “opozitarë” nëse ajo dëshiron ta bëjë këtë gjë.

Sigurisht, ajo mund ta bëjë këtë vetëm nëse ajo është me të vërtetë “si” një Prokurore e Përgjithshme.

Nëse Marku është “si” Zëvendës Prokurore e Përgjithshme…

Neni 39/2(a) i Ligjit  97/2016 shprehet se Zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm i lejohet vetëm të:

përmbushë detyrat që janë të nevojshme për funksionimin e Prokurorisë së Përgjithshme, prokuroritë në gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm dhe Policinë e Gjykatës.

Me fjalë të tjera, Zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm nuk i lejohet të merret me “strukturën” ose “organizimin” e prokurorisë, pra as me emërimin e drejtuesve të rinj dhe riorganizimin e personelit.

Zëvendësprokurori i Përgjithshëm nuk përmendet në Kushtetutë dhe as në Ligjin 96/2016, çfarë do të thotë se Marku përfundimisht nuk mund të “emërojë” ose “transferojë” askënd në prokurori, por thjesht duhet ta administrojë prokurorinë derisa të zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm i ri nga kandidatët e propozuar nga KLP-ja.

Cila rast do të jetë?

Nëse, në ditët në vijim, Marku do të vendosë ta ndryshojë drejtuesin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, njesisë që heton disa politikanë të PS-së, apo të ndryshojë personelin në sistemin e prokurorisë, kjo do të tregojë se ajo nuk është “si” Zëvendës Prokuror i Përgjithshëm, por ushtron funksionet e plota të Prokurorit të Përgjithshëm, duke tejkaluar kufijtë që i ka caktuar ligji që rregullon periudhën kalimtare.

Nga ana tjetër, kjo do të thotë se argumenti kryesor i OPDAT dhe EURALIUS—që Prokurori i Përkohshëm i Përgjithshëm është “si” Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm—nuk është më i vërtet.

Për fat të keq, kjo do të nxirrte edhe një herë në pah gabimin e pritshëm dhe të shpjegueshëm të këtyre “ekspertëve” ligjorë ndërkombëtarë, të cilët nuk kanë arritur ndonjëherë të kuptojnë realitetin shqiptar dhe sidomos rregullin “fituesi merr gjithçka” të politikës shqiptare.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>