Prokurorja Esmeralda Cami (Keshi) u zgjodh sot anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ajo mori votat e shumicës së prokurorëve përballë kandidatit tjetër, prokurorit të Krimeve të Rënda Vladimir Mara.
Esmeralda Cami ka qënë drejtuese e Prokurorisë në Dibër. Ajo kaloi me vendim të formës së prerë procesin e vetingut.
Zonja Cami është kunata e Arben Keshit, drejtorit të Ministrisë së Brendshme, i kapur në përgjimet e prokurorisë si person kyç në skemën e shit-blerjes së votave dhe frikësimit të qytetarëve për të votuar kandidatin socialist, në zgjedhjet vendore 2016 në Dibër. Së fundmi ajo rregjistroi në kundërshtim më ligjin kalimin e dosjes për hetimin e vjedhjes së votave në Dibër.
Mbledhja e prokurorëve u thirr pak ditë më parë nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, për të zëvendësuar vendin e Gentian Osmanit. Ai u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit në korrik të këtij viti, duke lënë një vend bosh në KLP.