Prokurorja Esmeralda Cami zgjidhet anëtare e KLP

Prokurorja Esmeralda Cami zgjidhet anëtare e KLP

Prokurorja Esmeralda Cami (Keshi) u zgjodh sot anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ajo mori votat e shumicës së prokurorëve përballë kandidatit tjetër, prokurorit të Krimeve të Rënda Vladimir Mara.

Esmeralda Cami ka qënë drejtuese e Prokurorisë në Dibër. Ajo  kaloi me vendim të formës së prerë procesin e vetingut.

Zonja Cami është kunata e Arben Keshit, drejtorit të Ministrisë së Brendshme, i kapur në përgjimet e prokurorisë si person kyç në skemën e shit-blerjes së votave dhe frikësimit të qytetarëve për të votuar kandidatin socialist, në zgjedhjet vendore 2016 në Dibër. Së fundmi ajo rregjistroi në kundërshtim më ligjin kalimin e dosjes  për hetimin e vjedhjes së votave në Dibër.

Mbledhja e prokurorëve u thirr pak ditë më parë  nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, për të zëvendësuar vendin e Gentian Osmanit. Ai u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit në korrik të këtij viti, duke lënë një vend bosh në KLP.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>