Prokurorja Fatjona Memçaj kalon vetingun

Prokurorja Fatjona Memçaj kalon vetingun

Fatjona Memçaj, prokurorja e Apelit të Tiranës, kaloi me sukses procesin e rivlerësimit të figurës, vetingun.

Vendimi për prokuroren Memçaj u dha sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Memçaj është kështu e para prokurore që kalon vetingun, dhe e dyta anëtare e sistemit të drejtësisë pas gjyqtares Vitore Tusha.

I radhës për t’u përballur me KPK-në është gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Fatmir Hoxha, seance dëgjimore e të cilit do të mbahet më 7 maj.

Deri më tani KPK ka shkarkuar gjyqtarin Fatos Lulo dhe prokuroren Besa Nikëhasani, ndërsa gjyqtari Besnik Imeraj dha dorëheqjen pak ditë përpara seacës me KPK-në.

Për më shumë për dorëheqjet dhe për anëtarët e sistemit të drejtësisë të larguar që pas miratimit të reformës në drejtësi mund të lexoni këtu dhe këtu.

 

Lajme te ngjashme