Prokurorja Gashi: Refuzoj seancën e KPK, e ka marrë vendimin 8 muaj më parë

Prokurorja Gashi: Refuzoj seancën e KPK, e ka marrë vendimin 8 muaj më parë

Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), e përbërë prej komisionerëve; Genta Tafa, Lulzim Hamitaj dhe Pamela Qirko, nuk i lejuan prokurores Rovena Gashi, pjesëmarrjen reale dhe efektive në seancën dëgjimore në kuadër të procesit të vetingut, seancë që duhej të zhvillohej sot.

Prokurorja Rovena Gashi e ka kundërshtuar 5 herë trupën gjykuese pasi të paktën njëri prej anëtarëve të trupës kishte konflikt interesi me prokuroren, por KPK nuk e ka marrë parasysh kërkesën e saj deri në fund të hetimit administrativ. Sipas trupës gjykuese këto kërkesa janë thjesht zvarritje e procesit ndaj për këtë arsye Zonja Gashi nuk do të marrë pjesë në seancë.

Trupa gjykuese e KPK, nëpërmjet një e-maili më 19 korrik 2018 shprehet se kërkesa e prokurores do të mbahet parasysh nga trupe gjykuese në vlerësimin e subjektit.

Duke mos lejuar mbrojtjen e prokurores dhe zhvillimin e një procesi të rregulltë, Trupa e vlerësimit në seancën dëgjimore vetëm do akuzojë, ndërkohë që nuk e ka lejuar atë të paraqesë asnjë provë të kundërt.

Në një raport analitik, 27 faqe, prokurorja Rovena Gashi argumenton shkeljet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të cilat gjenden të përmbledhura në vijim:

  1. Subjektit të rivlerësimit, Rovena Gashi, nuk iu garantua zhvillimi i procesit të saj të rivlerësimit nga një trupë gjykuese e pavarur dhe e paanshme.
  2. Procesi i rivlerësimit të Gashit ishte i paragjykuar dhe se vendimmarrja në lidhje me të ishte e paracaktuar.
  3. Trupa gjykuese e procesit të rivlerësimit të Rovena Gashit dështoi në dhënien e garancive këtij subjekti se ishte e pavarur, e paanshme dhe e përgjegjshme gjatë ushtrimit të detyrës.
  4. Në përbërje të trupës gjykuese të subjektit të rivleresimit Rovena Gashi, në cilësinë e Relatores, me rol dhe funksion ligjor determinant në procesin e saj të rivlerësimit nga data 30.11.2017-15.03.2018, ka vepruar Komisionerja Suela Zhegu, në kushtet e konfliktit të hapur të interesit me subjektin e vleresimit.
  5. Hetimi administrativ që kreu, kryesisht, kjo trupe gjykuese ndaj subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi është i pavleshëm.
  6. KPK nuk ka pranuar asnjë nga 38 provat e kërkuara prej subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi.
  7. KPK i ka kërkuar subjektit të rivlerësimit që të japë shpjegime, pa prova, për rezultatet paraprake të hetimit administrativ, të filluar prej këtij organi dhe të zhvilluar vetëm prej tij. 

Prokurorja Gashi i është drejtuar Gjykatës së Starsburgut për një proces të drejtë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>