Po e mbyll reflektimin e nisur dhe vazhduar, ditë më parë, rreth qasjes së pazakonshme shqiptare mbi konceptin e pronës private, duke analizuar se si dukuria e çështjes së pronarit të detit mund të jetë ndalur apo shfrytëzuar pozitivisht në të mirë të interesit publik.
Mjet i përshtatshëm për vetingun e ndërkombëtarëve
Nevoja për të pasur një sistem gjyqësor dhe një trupë kodesh që mund të ndalojë sjelljet si ajo e pronarit të detit, në këto kohë ndërhyrjesh ndërkombëtare mbi sistemin gjyqësor shqiptar, sugjerojnë mundësinë për të përdorur këtë rast pikërisht për t’u bërë vetingun atyre juristëve ndërkombëtarë emblemë të cilët vijnë në Shqipëri për të administruar reformën në drejtësi.
Mund t’i marrim këta ekspertë ndërkombëtarë të akuzës dhe t’i përballim me problemin e pronarit të detit; ato që do të arrijnë ta akuzojnë dhe dënojnë mbi bazën e procedurave të pranueshme gjyqësore dhe në mënyrë që ky qendrim të mos përsëritet më, do të jenë të përshatshëm për të ndërvepruaa me sistemin tonë të ligjeve, për t’i dhënë përgjigje problemeve tona të vërteta shoqërore. Të tjerët mund të tërhiqen përpara se të shkaktojnë dëme. Cqdo gjë përtej kësaj, është teori juridike ndërkomëbtare, kopjuar dhe ngjitur në mënyrë idiote, abuzim me besueshmërinë ndaj të huajve, që nuk ka asnjë lidhje me drejtësinë e kuptuar si mjet për rregullimin e bashkëjetesës qytetare.
Rindezje e ndëshkimeve fizike?
Përtej problemit të identifikimit të krimit, që siç pamë është më i ndërlikuar se sa e kishim parashikuar, qëndron çështja e përcaktimit të dënimit apo sanksionit që vepron si shkurajues, për të frenuar përsëritjen apo përhapjen e krimit dhe që të jetë në harmoni me të gjithë sistemin aktual të ndëshkimit. Për më tepër apo fat të mirë, në Shqipëri kemi një sistem ndëshkimor “parashkrues”, pra për çdo përcaktim të krimit kodi jep masën minimale ose maksimale të dënimit që gjykatësi mund të zbatojë. Kjo gjë bëhet për të shmangur abuzimet apo dënimet në shpërpjestim në raste të vendimeve të marra nën trysni popullore apo politike. Dënimi, thonë juristët, duhet të jetë në përpjestim me krimin dhe dëmin (ose alarmin) shoqëror që ai prodhon. Ndoshta edhe për këtë krimi i zhvatjes përmes kërcënimit ose forcës sanksionohet me një dënim nga dy deri në tetë vjet burg, ndërsa krimi i vjedhjes është sanksionuar me dënim deri në pesë vjet, që do të thotë se mund të dënihet edhe më pak.
Në të vërtet, burgjet shqiptare të burgosurit që vuajnë dënime për krimin e vjedhjes janë vetëm disa dhjetra, ndërsa hajdutët e lirë duket se janë më shumë, por shumë më shumë. Kjo do të thotë se vjedhja nuk përndiqet realisht ose se dënimet janë mesatarisht shumë të ulta, dhe pas pak javësh e muajsh hajdutët lihen të lirë të riprovojnë. Në të dyja rastet, sistemi gjyqësor nuk vepron në mënyrë të përshtatshme me nevojat reale të shoqërisë shqiptare, dhe ndoshta, ndërmjet shumë ndryshimeve të nevojshme të kodeve penale, duhet të shtohet edhe një tjetër: një dënim të ri për krimin e vjedhjes që t’i sigurojë një shkurajim efikas.
Fateqësisht, infektimet ndërkombëtare tashmë i kanë përafruar kodet tona me ato të Evropës, duke fshirë në fakt sanksionet më efiakse që historia e tradita na kanë kaluar.
Sistemet më pak primitive por efikase, si fshikullimet apo dënimet e tjera trupore, apo prerja e dorës në traditën islamike, apo shëtitja në kafaz hekuri ose turpërimet publike, apo metodat e tjetra me efekt të sigurt frenues, janë konsideruar metoda të egra, të denja për një shoqëri barabare, jo të përshattshme me aspiratat europiane të Shqipërisë.
E njëjta gjë thuhet edhe për punën e detyrueshme, që në Shqipëri është maksimumi i të gjitha dënimeve, por sipas parimeve të konsoliduara europiane puna e të burgosurve duhet të synojë rifutjen e tyre në shoqëri në përfundim të dënimit, dhe sidoqoftë duhet shpërblyer me vlerat e tregut.
Por pronari i detit me shumë gjasa është dikush që ka kaluar të gjithë jetën në robëri, ndoshta edhe në burg nga injoranca e tij dhe e të tjerëve, duke luftuar me forcë për të marrë një copë bukë. Prespektiva e dënimit në një burg me standarde evropiane, me jetesë e shpenzime e paguara nga shteti, nuk e tremb fare, dhe nuk prodhon as ndonjë formë të shkurajimit shoqëror, duke parë se në burg mund të takosh (dhe të krijosh miqësi) me personazhe të rëndësishme dhe me ndikim, që më pas mund të të kthehen në njërëz shumë të rëndësishëm të politikës apo të biznesit, ose të paktën njerëz të besës.
Pra, kuadri i tanishëm shqiptar nuk duket se ofron mjete juridike të përshtatshme për të luftuar një dukuri që ende rrezikon të shkaktojë shumë dëme në ekonominë dhe shqoqërinë shqiptare. Nëse qeveria do të dëshironte me të vërtet të kufizonte përhapjen e dukurisë duhet të fusë në kodet si përcaktimin e krimit specifik, ashtu edhe sanksione jotipike që të mund të përbëjnë shkurajim domethënës për ato subjekte që ende praktikojnë këtë lloi kërcënimi, i cili bazohet në konceptin e pronësisë së pakufizuar. Për shembull mund të sanksionojë konfiskimin e të mirave materiale të prodhura nga burime të paligjshme apo masa të tjera ndaj pasurisë së vënë në mënyrë të paligjshme.
E pamundur të investosh në turizëm, apo aktivitete të lidhura me pronat e patundshme
Nevoja për të ndërhyrë për këtë çështje del në pah nga vështirësitë e vazhdueshme të investitorëve të huaj, në veçanti në fushën e turizmit, ku shteti dhe politiakt shtetërore favorizojnë sjellje parazitare dhe pronësinë joprodhuese, dhe me qëllim të grumbullimit të kapitalit. Krijimi dhe zhvillimi i aktiviteteve të afta për të krijuar të ardhura të bollshme për të mbajtur ekonominë dhe të ardhurat fiskale është i shkurajuar në mënyrë të vazhdueshme nga çmimi i lartë i tokës dhe nga çështjet e pronësisë.
Taksimi kadestral si provë e pashmangshme e pronësisë
Qasja e vetme parandaluese ndaj abuzimeve shoqërore mbi konceptin e pronësisë mund të jetë një taksë kadestrale e përshtatshme vjetore, e shoqëruar me bërjen publike të kadastrës dhe pagesës së taksës vjetore.
Taksa duhet modeluar vit pas viti në mënyrë që të gjejë një pikë ekuilibri, pikën që do të detyronte pronarët të hiqnin qafe pronën e e pafrytshme ose jo të përdorshme në praktikë, por sidoqoftë të taksuar shumë.
Pagesa e taksës kadastrale duhet të konsiderohet si masë paraprake për çdo pretendim mbi pronësinë, deri sa ajo ta bëhet e pambrojtur ose e paushtrueshme, dhe mbi të gjitha të mos kalohet tek persona të tretë në rast të mos pagesës.
Kjo do të siguronte të ardhur të qendrueshme të financave publike, do të ulte çmim e tregut të pasurive të paluatjshme, do të ulte ndërtimet e kota spekulaltive që sot po kërcënojnë vendet më të mira të Shqipërisë, do të kufizonte spekullimet në përgjithësi dhe mbi të githa do të ulte konfliktet mbi pronësinë që ende sot dominojnë kronikën e zezë në vend.
Në fund por jo më pak e rëndësishmja, një përjashtim i kujdesshëm për shtëpitë të banuara me të vertet, akoma më mirë kufizuar në një vlerë përshtatshme, mund të shmangte barrën shqoërore të kësaj takse.
Koncesion për pamjen e detit
Idea e të drejtës së pronësisë mbi pamjen e detit nuk duhet të konsiderohet aspak një arsyetim primitiv—madje, sipas parimeve të ekonomike të përqafuara nga qeveria aktuale, kjo është një qasje moderne për zhvillimin e ekonomisë.
Një partneritet publik privat arritur me marrëveshje ekskluzive mund t’i lejojë një miku të mirë të qeverisë të shfrytëzojë ekonomikisht për shumë vite dëshirën e të sapomartuarve (dhe të turistëve në përgjithësi) për të bërë një foto kujtim, duke vlerësuar kështu ekonomikisht një burim publik deri më tani të pashfrytëzuar.
Ndoshta pronari i detit mudn të ketë marrë me koncesione, por për motive të qarta privatësie qeverie nuk e quan tët përshtatshme të publikojë kontratën.
Një fjalor që tradhëton realitetin
Mes gjithë kontradiktave të sistemit ekonomik shqiptar, një shfaqet direkt nga fjalori i përditshëm: shpesh thuhet se OJQ-të investojnë ose duhet të investojnë në një çështje të caktuar, ku ngatërrohet domethënia e “dhurimit” me atë “të investimit”. Nje investitor është një subjekt që vendos pará në një aktivitet ose në një të mirë dhe pret një kthim ekonomik, fluks të ardhurash ose rivlerësim të pasurisë që mund t’i japë mundësinë ta shesë me një vlerë më të lartë.
Falë shtrembërimeve të sistemit, të qëllimshme dhe të kultivuara, si ato që shquhen në historinë e pronarit të të detit, deri më tani në Shqipëri OJQ-të e mësha (organizata e mëdha ndërkombëtare jo qeveritare) sikurse bankat dhe shoqëritë e tjera që veprojnë në sektorë të rregullluar si telefonia etj. investojnë dhe krijojnë fitim duke u mbështetur tek shteti, ndërsa investitorët e vegjël dhe të mesëm, të huaj dhe shqiptarë çfarëdo që të jenë, të lënë pas dore dhe të nëpërkëmbur nga shteti, realisht vetëm “dhurojnë”.
Mbi bazën e të njëjtës mospërputhjeje logjike, një “pronar” si ai i detit ka, zotëron, përdor të drejtën e pronësisë të kuptuar si gëzim i të mirave që burojnë rpej saj, ndërsa pronari i vërtetë formal (ashtu sikurse u ndodh shpesh më të dobtëve dhe shumë të huajve, që janë thuajse përherë të dobët) është vetëm një emër në dokumentin e pronësisë.
Kjo dëshmon se sa të mprehtë, të përvojë dhe pragmatikë janë treguar anglosaksonët me përcaktimin e tyre për “beneficial owner” (pronari përfitues) që zbatohet në të gjithë rregulalt ndërkombëtare kudnër riciklimit të aprave: nuk ka rëndësi se në emër të kujt është vënë e mira materiale, e rëndësishme është se kush e zotëron në të vërtet.
Edhe për këtë pronari i detit nuk duhet i drejtohet kadastrës, atij nuk i nevojitet, e drejta e tij është lindur nga forca, në mënryë të drejtpërdrejtë dhe të natyrshme. Si e drejta ndërkombëtare.