Pronari i hotelit të sulmuar në Pogradec do kërkojë azil: Këtu i rrezikohet jeta fëmijëve

Nga Exit News
Pronari i hotelit të sulmuar në Pogradec do kërkojë azil: Këtu i rrezikohet jeta fëmijëve

Jetmir Muçllari, pronari i hotelit në Pogradec, të sulmuar me armë ka deklaruar se do të kërkojë azil për djemtë e tij, pas nuk janë të sigurtë në Shqipëri.

Hoteli i tij është sulmuar me armë dy herë brenda javës së kaluar.

Katër persona kanë qëlluar me armë drejtë dhomës ku fle një prej djemve të tij, ndërsa plumbat kanë kapur dhe dy makinat e tij dhe katër automjete të pushuesve.

Pronari i hotelit deklaroi se personat që po e sulmojnë janë me precedent penalë dhe të rrezikshëm:

‘N.B. është një nga kriminelët më të mëdhenj në Pogradec dhe I.R., janë dhe persona në kërkim.’

Muçllari deklaroi se ka kërkuar mbrojtje në polici që prej 1 gushtit, por se policia ka arrestuar vetëm një prej autorëve, ndërsa një tjetër ‘është i përkëdhelur, i punojnë dhe dajot në polici të dy.’

Ai ka treguar se edhe një vit më parë një prej makinave të tij i është vënë zjarri.

Ai thotë se i njeh autorët, të cilët në të shkuarën kanë pasur konflikt me djalin e tij. Ai kishte menduar se mosmarrëveshjet ishin sheshuar, sulmet ndaj tij dhe familjes së tij kanë vazhduar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>