Pronari i Ora News 3 pyetje për lejet e ndërtimit Erion Veliaj

Nga Exit News
Pronari i Ora News 3 pyetje për lejet e ndërtimit Erion Veliaj

Pas shkëmbimit të akuzave një ditë më parë, pronari i televezionit Ora News Ylli Ndroqi hodhi poshtë akuzat e Veliajt për shantazh.

Ndroqi u shpreh se Veliaj mund të reagojë përmes rrugëve zyrtare, ‘nëse ka pretendime nga puna e bërë prej gazetarëve.’

Ylli Ndroqi i ka drejtuar Veliaj publikisht disa pyetje lidhur me lejet e ndërtimit në Tiranë:

“A kanë lidhje familjarët e tu me një pallat shumëkatësh që ka nisur të ndërtohet në qendër të Tiranës? 

A kanë ndonjë lidhje, ti ose familjarët e tu, me ndryshimet e PDV dhe me një kompani që ka marrë përsipër ndryshimin e PDV dhe lejen e ndërtimit?

A ka përfituar ndonjë nga familjarët e tu nga ky veprim? A ka lidhje, apo a ka përfituar ndonjë nga familjarët e tu, me dhe nga Agikons.shpk?”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>