Propaganda me dëmshpërblimin e të përndjekurve

Propaganda me dëmshpërblimin e të përndjekurve

Kur kërkoi votën e të përndjekurve politik në vitin 2013, Kryeminsitri Rama premtoi se do të jepte dëmshpërblim, brenda dy viteve të para të mandatit të tij, për të gjithë të përndjekurit që jetojnë ende.

Tashmë kanë kaluar dy vitet e para të mandatit qeverisës, por ky premtim nuk është mbajtur pasi Kryeministri Rama ka dëmshpërblyer vetëm një pjesë të vogël të kësaj kategorie.

Të dhënat e thesarit të shtetit të publikuara në portalin Opendata Albania, tregojnë se në buxhetin e vitit 2014 qeveria Rama kishte planifikuar 1,8 miliardë lekë për ish të përndjekurit ose 40 përqind më pak se në vitin 2013 dhe disbursoi 1,76 miliardë lekë.

Në vitin 2013, qeveria Berisha kishte parashikuar 3 miliardë lekë për kompensimin e ish-të përndjekurve nga të cilat u shpërndanë faktikisht 2.99 miliardë lekë.

Në vitin 2015, janë parashikuar në buxhet 2 miliardë lekë për ish-të përndjekurit dhe deri në muajin shtator janë paguar rreth 1.51 miliardë lekë. Në fakt e gjithë shuma është paguar deri në muajin qershor, pas të cilit nuk është bërë më asnjë pagesë dhe fondi ka mbetur i bllokuar.

Periudha e pagesave përkon më periudhën e fushatës së zgjedhjeve të 21 qershorit, kur Kryeministri Rama dhe ish- Ministri i Mirëqenies Veliaj u shfaqen sërish mes të përndjekurve për të kërkuar votën e tyre.

Dëmshpërblimi i të përndjekurve politik menaxhohet nga Ministria e Mirëqënies Sociale, e cila u drejtua nga Erion Veliaj deri në qershor 2015. Gjatë një viti e gjysëm në krye të kësaj ministrie, Zoti Veliaj u kujdes që të jepte paratë e planifikuara nga qeveria për dëmshpërblim, përmes shfaqejeve propagandistike ku çeqet dorëzoheshin prej tij para kamerave që transmetonin drejtpërsëdrejti në disa kanale televizive.

Dy vjet të shkuara, Kryeministri Rama u kishte deklaruar ish të përndjekurve politikë se nuk do të shkonte tek ta për t’u kërkuar votën duke ju dhënë çeqe lëmoshe, por do të investohej për t’u kthyer atyre dinjitetin e nëpërkëmbur.

Zvogëlimi i buxhetit të dëmshpërblimeve në krahasim me qeverinë e mëparshme dhe sezonaliteti elektoral i dhënies së dëmshpërblimeve vështirë të mund të konsiderohet trajtim dinjitoz i ish të persekutuarve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>