Propozimet e PD për Reformën Zgjedhore – Partitë të mos financohen nga kriminelë e kompanitë që marrin koncesione

Propozimet e PD për Reformën Zgjedhore – Partitë të mos financohen nga kriminelë e kompanitë që marrin koncesione

Kryetari i opozitës Lulzim Basha prezantoi sot propozimet për Reformën Zgjedhore.

Ndër të tjera, Zoti Basha propozoi:

 – Financim i plotë shtetëror i partive politike dhe fushatës zgjedhore. Kompanitë të cilat financojnë parti politike dhe kandidatët politik do të përjashtohen nga përfitimi i tenderave dhe koncesioneve për një kohë të përcaktuar. Kjo masë do të parandalojë korrupsionin dhe trajtimin preferencial të kompanive financuese të partisë fituese të zgjedhjeve në tendera dhe koncesione;

 – Pastrimi nga krimi i procesit zgjedhor, pra pastrimi nga kriminelët i administrimit dhe ruajtjes së procesit zgjedhor;

 – Shitblerja e votës të konsiderohet korrupsion zgjedhor, i cili trajtohet nga SPAK, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

 – Identifikimi biometrik, votimi dhe numërimi elektronik.

Propozimet e opozitës janë dhe në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODHIR për reformën zgjedhore, ku rëndësi e veçantë i jepet financimit të partive dhe kanidatëve nga kompani private që kanë interesa të caktuara dhe nga persona me të shkuar kriminale.

Zoti Basha tha se “për çfarëdo sistemi të shkojmë maxhoritar, proporcional, proporcional kombëtar duhet një diskutim i hapur dhe i thelluar për të arritur në mënyrën më të mirë përfaqësimit të vullnetit të qytetarëve”.

Gjithashtu, Zoti Basha akuzoi Prokurorinë se “mban peng hetimesh ku vërtetohet se krimi ka qenë dhe mbetet një nga shtyllat zgjedhore të partisë Socialiste”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>