Partia Socialiste ka dorëzuar sot (18 shtator), në mbledhjen e Këshillit Politik propozimet e saj për ndryshimet në kodin zgjedhor, për pragun kombëtar, listën e kandidatëve dhe koalicionet zgjedhore. Sipas dokumentit të publikuar në media, PS ka propozuar:
1 — Kalimi nga koalicione me lista të veçanta në koalicione me lista të përbashkëta.
Deri më sot partitë megjithë se formonin një koalicion, ato regjistroheshin si subjekte të veçanta zgjedhore, me lista të veçanta kandidatësh dhe praktikisht garonin kundra njëra-tjetrës për votat e qytetarëve.
Propozimi i ri lejon koalicionet partiake me një listë të përbashkët kandidatësh, dhe regjistrimin e koalicionit si një subjekt i vetëm zgjedhorë.
2 — Hapja e listave 100 përqind
Listat kandidatëve do të ejnë 100 % të hapura dhe qytetarët do të kenë të drejtë të shprehin përlqimin për çdo kandidatë në listë.
Renditja përfundimtare e listës dhe shpërndarja e mandative në Kuvend do të bëhet në bazë të votave përlqyese që ka marë cdo kandiadat.
Për të shmangur ngërcin që krijohet nëse votesit nuk zgjedhin të shprehin pëlqimin për kandidatët, partia paraqet renditjen e kandidatëve paraprakisht, e cila do të zbatohet për rastet kur votuesit zgjedhin vetëm partinë, vetëm një kandidatë, ose nuk japin pëlqimin e tyre.
Pavarësisht renditjes, çdo deputet i tretë do të merret nga gratë.
PS propozon se për të fituar një vend në Kuvend, një parti politike duhet të arrijë të marrë tre përqind të votave popullore, pra duhet të kalojë një prag elektoral kombëtar, për t’u futur në Kuvend.