Propozohet kalimi me pagesë për 9 akse rrugore në Shqipëri

Kompania e konsulencës për strategjinë rrugore pranë qeverisë Rama ka propozuar kalimin me pagesë për nëntë akse rrugore në Shqipëri. Sipas Top Channel, në dokumentin konfidencial për qeverinë, kompania Euro Consultants propozon bërjen me pagesë në mënyrë të menjëhershme për katër akset kryesore të Shqipërisë: autostradën Tiranë-Durrës, autostradën Tiranë-Elbasan, rrugën e Kombit Durrës-Kukës dhe rrugë e Arbrit pas përfundimit.

Më pas, në një fazë të dytë akset që propozohen për tu bërë me pagesë janë rruga Durrës-Fier dhe Levan-Vlorë. Pas tyre kalimi do të bëhet me pagesë dhe për rrugët Levan-Tepelenë, Elbasan-Kapshticë dhe Tianë-Hani i Hotit.

Tarifat për kilometër rekomandohen të jenë nga 0.5 deri në 3.5 cent, para të cilat do të përdoren për mirëmbajtjen e rrugëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>