Protesta e banorëve të Astirit – Dhuna policore në fjalët e qytetarëve

Protesta e banorëve të Astirit – Dhuna policore në fjalët e qytetarëve

Disa prej banorëve të zonës së Astirit, që preken nga projekti i Unazës së Re, ishin dje në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24, për të treguar se çfarë ndodhi në protestën përpara kuvendit.

Më poshtë, Exit.al sjell disa prej dëshmive të tyre:

Banori i parë:

“I bëj thirrje policisë dhe Kryeministrit për lirimin e menjëhershëm të të gjithë të arrestuarve sot, sepse i kanë vënë akuza të pabaza, të paqëna. Ne kemi marrë pjesë dita e 19 sot, me duar në xhepa. Gjuha e kryeministrit në parlamentin e Shqipërisë u pasqyrua më së mirë në forcat e plicisë si përpara paralamentit, kurse mbasdite ishte turpi i kësaj qeverie pasi ne po protestonin si zakonisht në mënyrë miqësore dhe ata u kapën me gra e fëmijë. Ishte rrethuar unaza e re me qindra mijëra fëmijë.

Numri i plagosurve të qytetarëve është shumë më i madh nga ai që është raportuar në media.

Unë kam dy vajzat e mia që i kanë tërhequr zvarrë përpara parlamentit dhe nuk kanë shkuar në spital dhe askund për tu ankuar.

Ne kemi që të gjithë formularin e vetëdeklarimit me ligj të vitit 2009, kemi emrin për legalizim dhe ky ligj na mbron. Unaza e re kërcënohet nga devijimi i lumit Lana sepse nga ky devijim kapen 200 e ca familje.

T’i vejë gishtin kokës ky kryeministër se me gjuhën e forcës vetëm na ka bashkuar, nuk na frikëson dot.

Qytetari që gjuajti sot [dje] me këpucë është punonjës i këtij shteti. Në nëntor 2014 shtëpia e tij është sulmuar nga inspektorët e INUK-ut  dhe Policia e Shtetit. Dy fëmijët, 11 dhe 12 vjeçare, janë masakruar nga inspektorët e INUK-ut dhe nga Policia e Shtetit. Fëmijët janë larguar nga terrori dhe dhuna që ka ushtruar ky shtet. Babai ka 3 vjet e gjysëm vjet që nuk i sheh fëmijët sepse janë në Gjermani.”

Banorja e dytë, të cilës policia i ka arrestuar bashkëshortin dhe djalin: 

“Tek protesta e parlamenti policia tmerroi fëmijët. Këto 19 ditë nuk kemi parë asnjë polic të bashkohej me ne. Edi Rama të mos na thojë ne për punë politike se opozitën e kemi thirrur ne për të na përkrahur sepse asnjë deputet i maxhorancës nuk na ka ndihmuar.

Unë isha në rreshtin e tretë [të protestës] dhe më kanë kaluar policët mbi trupin tim. Aty më ka rënë të fikët dhe nuk di gjë, nuk mbaj mend gjë. I bëj thirrje kryeministrit se na ka futur djemtë nëpër burgje.

Unë kam 28 vjet që i paguaj taksa këtij shteti. Kur jemi të paligjshëm ky kryeministrër drogaxhi mos të na kërkojë taksa. Ne jemi qytetar dhe jo shpellarë. Unë i kam të gjitha me hipoteke, me legalizim. Ai mund ta bënte këtë rrugë pa kosto. Do nxjerrë dy mijë vetë nga shtëpitë që kemi punuar me gjak dhe sacrificë, kemi ndenjur edhe pa ngrënë. T’i vërë gishtin kokës se ne shtëpitë do t’i mbrojmë me gjak.

Rama ka ardhur [në spital], dhe më tha kam ardhur për policinë dhe jo për ty. Ai tregoi edukatën, jo për mua se unë e kam ofendim të vi ai për mua. Ti po na fut në përçarje me policinë dhe nuk dua që të vish ti për mua.

Nuk ka asnjë banor me nga tre-katër banesa. Ato nuk janë pjesë e protestave.  Aty janë dy projekte që prekin 600 ose më shumë familje, zgjerimi i unazës dhe zgjatimi i bulevardit të Lanës përtej pallatit me shigjeta. Banorët me nga tre-katër banesa që përmend Edi Rama nuk janë pjesë e protestave dhe nuk e dime se ku janë.”

Banori  i tretë:

“Kisha dalë me fëmijët e me vjehrrin. Afrohem tek protesta dhe ngadalësoj ecjen që të shoh sepse dhe ne na kap zgjatimi i Bulevardit Zogu I. Ishim në trotuar, shoh dy gocat e mia 16 dhe 17 vjeç dhe që ulërasin. Ndërkohë shoh furgonin e policisë që më kishte marrë djalin 13 vjeç. I thashë policisë “të lutem ma lironi”. Hypa në furgon me policinë. Unë i thashë “të lutem më merr mua dhe liro djalin”. Djali ishte në polici që prej orës 12:30 të paradites. Ne po shkonim për në shtëpi dhe ishim në trotuar.

Një polic i ka thënë djalit “t’i duhet të vish me ne”. Djali i motrës time i tha “çfarë keni ju me të?”. Policët i thanë “hajde edhe ti me ne”. Djali im doli në orët e vona sepse ishte 13 vjeç.

Ne na ka prekur projekti për zgjatimit e Bulevardit  Zogu I dhe ne na prek kjo gjë. Projekti ka qënë me dy faza. Familjet e para janë dëmshpërblyer dhe ne jo.”

Banori i katërt:

“Ne nuk na ka ardhur asnjë letër, por përfaqësues të ARRSH-së na kanë thënë që për 15 ditë duhet të largoheni nga shtëpitë, sepse nëse jua prishim ne banesat do të paguani 5 milionë lek gjobë.”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>