Protesta e naftëtarëve, IRTC nuk paguan pagat, por investon 1,3 milionë euro për naftë

Protesta e naftëtarëve, IRTC nuk paguan pagat, por investon 1,3 milionë euro për naftë

Naftëtarët e Ballshit dhe Fierit, që u nisëm dje me këmbë për në Tiranë, kanë protestuar sot përpara Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Rreth 1200 naftëtarë e nisën protestën dje në Fier për pagat e sigurimet e një viti, që nuk i janë paguar nga kompania që e ka menaxhuar më parë kompaninë ë përpunimit të naftës.

Prej më shumë se një viti, naftëtarët kanë protestuar dhe i kanë kërkuar mbështetje qeverisë për kushtet e vështira ku punojnë, dhe për moskorrektësinë e kompanisë për rrogat. Por mosreagimi i asnjë institucioni ka sjellë që naftëtarët të përshkallëzojnë protestën e tyre.

Naftëtarët janë shprehur se janë të zhgënjyer nga neglizhenca e Kryeministrit dhe Ministrit gjiknuri, të cilët i kishin premtuar zgjidhjen e problemeve.

Aktulisht Ministri Gjiknuri po pret në takim disa prej naftëtarëve për të diskutuar kërkesat e tyre, të cilat mbeten tre:

 – Marrja e pagave dhe sigurimeve të prapambetura
– Marrja e pagës së muajit nëntor
– Rifillimi i punës

Sipas një shkrimi nga Reporter.al, pagat nuk janë paguar për shkak se kompania Ionian Refining and Trading Company (IRTC), që ka me qira rafinerinë shtetërore ARMO është në vështirësi financiare, pasi rafineria ka punuar me kapacitet të ulët për disa muaj.

IRTC, në pronësi të Harry Sargeant III, mori rafinerinë në nëntor 2016 dhe u reklamua nga qeveria shqiptare si shpëtimtari i rafinerisë. Sidoqoftë, as kushtet e punës dhe as kushtet financiare për punëtorët nuk janë përmirësuar.

Edhe pse IRTC ka dështuar të paguajë pagat dhe siguracionet e punëtorëve të naftës, ajo ende arriti që në fillim të këtij viti të investonte 1.3 milionë euro në një kompani kanadeze të naftës, Pennine Petroleum, e cila kohët e fundit mori një koncesion nga qeveria shqiptare për të bërë shpime e gërmime për naftë.

Mbetet e paqartë se si IRTC, e cila aktualisht nuk është në gjendje të blejë më shumë naftë nga Bankers Petroleum për ta përpunuar në rafinerinë në Ballsh, do të ishte në gjendje të merrte naftën nga Pennine Petroleum, nëse kjo kompani do të arrinte të nxirrte naftë nga gërmimet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>