Protesta e opozitës, policia blindon parlamentin

Protesta e opozitës, policia blindon parlamentin

Qindra policë kanë rrethuar sot parlamentin në pritje të protestës së opozitës kundër zgjedhjes së paligjshme të kryeprokurorit të përgjithshëm. Policët kanë formuar një bllokadë të dyfishtë në hyrje të parlamentit, dhjetëra të tjerë e kanë rrethuar atë dhe një grup forcash policie është vendosur në lulishten pranë hyrjes.

Po ashtu, policia ka kontrolluar me qen anti-eksploziv ambientin rreth parlamentit.

Protesta e Partisë Demokratike u lajmërua pak ditë më parë. Lëvizja Socialiste për Integrim po ashtu i është bashkuar thirrjes së PD për të kundërshtuar zgjedhjen e prokurorit të përkohshëm. Parti të tjera si LZHK, PR, PDK e BKD do të marrin pjesë në protestë.

Gjatë kohës që protestuesit do të jenë jashtë dyerve të kuvendit, brenda sallës së tij, në seancën e fundit plenare, deputetët e opozitës do të kundërshtojnë votimin e kryeprokurorit të përkohshëm.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>