Protesta e opozitës — Prokuroria e Kurbinit heton 26 persona

Protesta e opozitës — Prokuroria e Kurbinit heton 26 persona

Policia ka njoftuar se Prokuroria e Kurbinit ka hapur hetim për 26 persona, të cilët kanë marrë pjesë në protestën e organizuar nga opozita më 5 prill në Milot. 23 prej tyre akuzohen për organizim të paligjshëm dhe për pengim të qarkullimit të aksit rrugor Mamurras-Milot. Ndërsa 3 persona të tjerë, të cilët dogjën goma makinash në këtë aks rrugor akuzohen për ndotje të mjedisit.

Deputetë dhe qytetarë bllokuan ditën e enjte katër akset rrugore kryesore  të vendit.

Në rrethrrotullimin e Milotit u vendosën deputetët e qarqeve të Veriut. Në Milot, policia i bëri thirrje protestuesve të shpërndahen pasi protesta nuk është e ligjshme. Deputetët demokratë e quajtën thirrjen e policisë si provokim dhe i kërkuan asaj të mos krijojë përplasje me qytetarët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>