Protesta e opozitës, ‘Reporterët pa Kufij’ dënon dhunën policore ndaj gazetarit

Protesta e opozitës, ‘Reporterët pa Kufij’ dënon dhunën policore ndaj gazetarit

Organizata e shoqërisë civile “Reporterët pa Kufij” (RSF) dënoi dhunën e policisë kundër gazetarit të RD-së Bledi Kasmi, të shtunën, gjatë protestës së opozitës, ku u kërkua dorëheqja e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Me anë të një postimi në Twitter, Reporterët pa Kufij shprehen se Kreyministri Rama “duhet të dënojë publikisht përdorimin e dhunës nga policia.”

Kjo gjë ka pak shanse të ndodhë, pasi Kryeministri Rama, prej kohësh tashmë, ka kultivuar një gjuhë urrejtjeje ndaj shtypit të lirë, të cilin ai shpesh e tall dhe ofendon teksa flet nga televisioni i tij personal. Pak ditë më parë, dhe Autoriteti i Komunikimeve Publike dhe Postare (AKEP) censuroi një faqe interneti që satirizonte qeverinë Rama.

RSF në mënyrë të vazhdueshme ka ngritur zërin për lirinë e shtypit në Shqipëri. Në  raportin vjetor të vitit 2017, RSF e quajti autoritetin rregullator të medias AMA të “politizuar” dhe mediat “vetëm pjesërisht të lirë”, ndërsa një raport i kohëve të fundit zbuloi se mediat shqiptare janë të kontrolluara nga një grup i vogël oligarkësh, të gjithë të lidhur me Qeveria Rama, fakt që lidhet direkt me mungesën e lirisë dhe vetë-censurën e mediave dhe gazetarëve.

Ambasada e BE-së në Shqipëri deri tani nuk ka reaguar ndaj dhunës që policia ushtroi ndaj gazetarit, gjatë protestës së 26 majit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>