Protesta e Rrugës së Kombit, 11 të arrestuarit kërkojnë lirinë

Protesta e Rrugës së Kombit, 11 të arrestuarit kërkojnë lirinë

11 të arrestuarit për protestën në Rrugën e Kombit kanë apeluar sot vendimin e gjykatës për masën e sigurisë.

Ata kërkojnë të rrëzohet vendimi për masën e sigurisë “arrest me burg” dhe të lihen të lirë.

Gjykimi i kërkesës së tyre do të bëhet në Gjykatën e Apelit Shkodër.

Protestuesit akuzohen për “shkatërrim të pronës”; “shkatërrim të pronës me zjarr”; “kundërshtim të punonjësve të policisë” dhe “kryerjen e veprimeve arbitrare”.

Megjithëse protestuesit mohuan akuzat ndaj tyre dhe pretendojnë se arrestimi i tyre është bërë në mënyrë të paligjshme, më 4 prill, gjykata e Tiranës vendosi t’i lërë në burg.

Gjatë së njëjtës seancë u mor vendimi dhe për 12 të arrestuar të tjerë, mbi të cilët rëndojnë të njëjtat akuza. Për 10 prej tyre gjykata vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” ndërsa për dy të tjerë “arrest shtëpiak”.

Më tepër për protestën kundër tarifës së Rrugës së Kombit lexoni këtu, ndërsa për shkeljet gjatë arrestimit të protestuesve lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>