Protesta në Amsterdam kundër masave të COVID-19, policia shpërndan turmën

Nga Exit News
Protesta në Amsterdam kundër masave të COVID-19, policia shpërndan turmën

Disa mijëra njerëz mbajtën një protestë në Amsterdam të dielën kundër masave për të ngadalësuar përhapjen e pandemisë, përpara se të shpërndaheshin nga policia pasi nuk kishin marrë autorizim.

Protestuesit u mblodhën në një shesh përpara galerive të artit “Rijksmuseum” dhe “Van Gogh”, duke mbajtur pankarta ku kërkohej liria dhe heqja e masave, raporton Reuters.

Askush nuk mbante maska, të cilat nuk janë të detyrueshme, dhe nuk u respektuan rregullat e distancimit social.

Autoritetet kishin refuzuar më herët kërkesën për protestë. Demonstruesit nuk pranuan të largoheshin kur policia u bëri thirrje dhe disa hodhën fishekzjarre.

Policia më pas përdori ujë me presion për të shpërndarë tubimin.

Qeveria holandeze mbylli shkollat ​​dhe shumicën e dyqaneve në dhjetor në përpjekje për të ndaluar rritjen e rasteve të COVID-19 dhe këtë javë zgjati bllokimin me të paktën tre javë të tjera.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>