
Mijëra qytetarë në Argjentinë kanë protestuar kundër qeverisë për mënyrën se si po menaxhon fushatën e vaksinimit.
Në mënyrë simbolike ata kanë lënë para ndërtesës së qeverisë disa thasë që duken si trupa njerëzish, për të simbolizuar viktimat e COVID-19.
“Unë po prisja vaksinën, por ajo iu dha shokëve të Alberto’s”, kanë shkruar protestuesit duke iu referuar presidentit të Argjentinës Alberto Fernandez.
Fernandez shkarkoi ministrin e Shëndetësisë së Argjentinës më 19 shkurt, pasi një gazetar argjentinas tha kishte arritur të merrte vaksinën përmes ministrit. Ai ishte vaksinuar pa qenë në listën e personave të planifikuar fillimisht për vaksinim.
Në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë së Argjentinës është njoftuar se 1.005.665 persona janë vaksinuar kundër COVID-19 që nga fillimi i fushatës në dhjetor.