Protesta në Kili, qytetarët kërkojnë largimin e Presidentit Piñera

Nga Alice Elizabeth Taylor
Protesta në Kili, qytetarët kërkojnë largimin e Presidentit Piñera

Një milion kilian protestuan të premten në kryeqytet Santiago kundër presidentit Sebastian Piñera dhe qeverisë të tij.

Burra, gra dhe fëmijë të çdo moshe dhe klase protestuan në kryeqytet me thirrjen “Piñera renuncia” ose “Piñera jep dorëheqjen” duke kërkuar ndryshim të klasës politike.

Ky akt i paprecedentë qytetar nisi si protesta e studentëve pas ngritjes së tarifave të metrosë. Pavarësisht se tarifa konsiderohej e lartë nga banorët, rritja e bëri tarifën të pamundur për tu paguar, duke përfshirë studentët. Kostoja e jetesës është rritur vazhdimisht duke përfshirë dhe nevojat bazike si uji, ushqimi dhe energjia elektrike që janë më të shtrenjta në rajon.

Qytetraët protestuan gjithashtu edhe për privatizimin e kompanive të ujit, të energjisë elekrike dhe shërbimeve shëndetësore. Kësaj i shtohet dhe standarti i ulët i edukimit, pagat dhe pensionet e ulëta të cilat i nxorrën kilianët në rrugë, për të kërkuar standart më të mirë jetese dhe ndryshim të klasës politike.

Një grua 72-vjeçare tha për Al Jazeera  se”ne jemi brezi që filluam jetën tonë në diktaturë, dhe nuk kemi pasur rini. Kemi humbur miq, kemi parë njerëz të vrarë. Ne jetuam me frikë, por tani të rinjtë kanë çelur, ata e kanë humbur atë frikë ”.

Kili u drejtua nga Gjenerali Augusto Jose Ramon Pinochet Ugarte që nga 1973 deri në 1990. Ai ishte një diktator që mori pushtetin pas një grusht shteti të mbështetur nga SH.B.A. e cila rrëzoi qeverinë e zgjedhur demokratike socialiste të Salvador Allende.

Pas ardhjes së tij në pushtet, ai goditi majtët, socialistët, akademikët dhe kritikët politikë, duke ekzekutuar rreth 3000 njerëz dhe burgosur dhe torturuar mbi 100,000 të tjerë. Ai ishte, dhe është kritikuar gjerësisht për autoritarizmin e tij, abuzimet me të drejtave të njeriut, korrupsionin, evazionin e taksave, llogaritë sekrete bankare, marrëveshjet e armëve dhe natyrisht, krimet kundër popullit kilian. Ai vdiq nga një sulm në zemër në dhjetor 2006.

Kili konsiderohet se ka një “demokraci të metë” nga Njësia e Inteligjencës Ekonomiste. Presidenti aktual i saj Sebastian Pinera është një nga njerëzit më të pasur në Kili, me një pasuri prej 2.8 miliardë dollarë. Gjatë qeverisjes së tij ka patur gjithashtu një numër skandalesh korrupsioni gjatë viteve të fundit.

Një person që jeton në Kili pohoi për Exit:

“Është një situatë shumë komplekse. Ka shumë pabarazi dhe korrupsion dhe sistemi në të cilin jetojmë është shumë i dobët për klasën punëtore dhe klasën e mesme. Kemi arsim të dobët dhe shëndet të dobët dhe kjo qeveri e të djathtë e bën edhe më të vështirë. ”

“A mund të besoni se ne ende jetojmë nën Kushtetutën e Pinochet? Kushtetuta që u krijua në diktaturë! ”shtoi ajo.

Kur u pyet se çfarë kërkojnë protestuesit, ajo shpjegoi se para së gjithash ata duan që ushtria të dalë në rrugë.

“Në shenjën e parë të protestës, Presidenti i shpalli luftë njerëzve dhe dërgoi ushtrinë në rrugë. Njerëzit janë qëlluar. Gjëja e parë që duam ndalimi i dhunës ndaj njerëzve ”.

Së dyti, ata duan që Presidenti të largohet nga posti i tij. Shprehja “Pinera renuncia” është bërë një slogan i protestave, dhe protestuesit shpresojnë se ai do largohet.

“Nuk e di nëse do të ndodhë, por shpresojmë kështu. Ai ka thënë se kabineti do të zëvendësohet, kështu që mendoj se është diçka “

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>