
Mijëra qytetarë në Londër dolën në protestë të shtunën pasi një oficer policia u akuzua për vrasjen e një gruaje 33 vjeçare.
Sarah Everard u zhduk mbrëmjen e 3 marsit. Humbja e saj ngriti shqetësime në vend dhe shumë gra theksuan mungesën e sigurisë nga policia dhe rrezikun ër të ecur vetëm gjatë natës. Ato thanë se policia dështoi ta mbronte atë. Dhe të shtunën një polic u shpall fajtor mbi vdekjen e Everard.
Të shtunën disa qytetarë mbajtën një memorial me lule dhe qirinj afër vendit ku Everard u pa për herë të fundit e gjallë.
Deri në fund të Shtunën, rreth një mijë njerëz – kryesisht gra – u mblodhën në vend për të bërë nderimet e tyre dhe për të protestuar për mungesën e sigurisë që ndienin kur ishin vetëm. Disa brohorisnin “turp për ty” ndaj policisë që ishte e pranishme.
Grupet e fushatës kishin dashur të organizonin një manifestim të heshtur, por Policia e Londrës tha që njerëzit nuk duhet të mblidhen për shkak të kufizimeve të koronavirusit. Kreu i forcës, Cressida Dick tha se çdo manifestim “do të ishte i paligjshëm dhe i pasigurt”.

Ndërsa tensionet u rritën, dëshmitarët e Reuters panë policinë të tërhiqte disa gra larg vendit ku po ndodhte memoriali.
Ndihmës Komisioneri i Policisë Metropolitane Helen Ball tha se katër persona u arrestuan për shkelje të rendit publik dhe shkelje të Rregullave të Mbrojtjes së Shëndetit.
Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan – i cili është përgjegjës për policinë në qytet – tha se përgjigjja e oficerëve “në disa raste nuk ishte as e përshtatshme” dhe shtoi se ai po kërkonte një shpjegim urgjent nga Dick.
Më herët të Shtunën, Kryeministri Boris Johnson tha se ai dhe partneri i tij Carrie Symonds do të ndiznin një qiri në kujtim të Everard.