Protesta në mbështetje të mësuesit të vrarë në Francë

Nga Exit News
Protesta në mbështetje të mësuesit të vrarë në Francë

Në Francë qytetarët po protestojnë në mbështetje të Samuel Paty, mësuesit që u ekzekutua pasi tregoi karikatura të profetit Muhamed gjatë një ore mësimi.

Protestuesit mbanin në duar pankarta ku shkruhej “Unë jam mësues”.

Një burrë i quajtur Abdoulakh A u qëllua për vdekje nga policia ditën e Premte, pasi vrau Samuel Patyn pranë shkollës së tij në Paris.

Njëmbëdhjetë persona janë arrestuar si pjesë e hetimit të policisë.

Nuk ka ende detaje mbi arrestimet, por katër të afërm të të dyshuarit u ndaluan pak kohë pas vrasjes së mësuesit.

Gjashtë të tjerë janë ndaluar nga policia, përfshi babin e një nxënësi dhe një predikues që u përshkruajt nga media franceze si radikal islamik.

Presidenti francez Emanuel Macron tha se sulmi mbante shenjën e një sulmi terrorist islamik.

Prokurori i anti-terrorit në Francë tha se i dyshuari, që jetonte 100 kilometra larg vendit të ngjarjes, shkoi në shkollën e zotit Paty pasditen e së premtes dhe pyeti studentët se kush ishte mësuesi.

Ai e ndoqi zotin Paty nga shkolla drejt shtëpisë dhe e sulmoi me thikë atë.

Sulmuesi 18 vjeçar, i lindur në Moskë nuk kishte asnjë lidhje të dukshme me mësuesin apo shkollën.

Paty kishte qënë në qendër të sulmeve nga koha kur kishte treguar disa karikatura të profetit Muhamed gjatë një leksioni për lirinë e shprehjes, që lidhej me rastin e Charlie Hebdo. Prindi i një prej fëmijëve ishte ankuar në shkollë për këtë veprim të mësuesit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>