Protesta në Shkodër, banorët kërkojnë ndihme nga shteti

Nga Exit News
Protesta në Shkodër, banorët kërkojnë ndihme nga shteti

Banorët e prekur nga përmbytja në zonën e nën Shkodrës protestuan të martën përpara Kryeministrit Edi Rama për mungesën e ndihmave nga shteti.

Ata kanë mbi një muaj nën ujë si pasojë e rreshjeve të dendura të shiut, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë ndihmë. Disa prej banorëve treguan për mediat e pranishme se nuk kanë “parë asnjë ndihmë nga shteti”.

“Shteti të vijë dhe të mos shëtisë në makina por të na shohë shtëpi më shtëpi. Vetëm me çizme të gjata mund të kalosh atje ku po përmbytet”, – tha një banorë.

Kryeministri Rama vizitoi të martën Shkodren për të marrë pjesë në nisjen e fushatës së vaksinimit.

Zona e nën Shkodrës gjendet nën ujë për më shumë se sa një muaj. Qeveria pavarësisht se ka premtuar në mënyrë të vazhdueshme se do të zgjidhë problemin, ende asgjë nuk është bërë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>