Protesta në Turqi për tërheqjen nga Konventa për parandalimin e dhunës ndaj grave

Nga Exit News
Protesta në Turqi për tërheqjen nga Konventa për parandalimin e dhunës ndaj grave

Qindra gra u mblodhën për të demonstruar në të gjithë Turqinë të shtunën për të protestuar për vendimin e Erdogan për të tërhequr vendin nga Konventa e Stambollit, raporton EuroNews.

Konventa e Stambollit zotohet të parandalojë, ndjekë penalisht dhe eleminojë dhunën në familje dhe të promovojë barazinë.

Turqia e nënshkroi atë në 2011, por femicide – vrasja e grave dhe vajzave – është rritur në vend vitet e fundit.

Vitin e kaluar, zyrtarët thanë se qeveria po konsideronte të tërhiqej gjatë një debati se si të frenohej dhuna në rritje ndaj grave.
Ministri i Familjes, Punës dhe Politikave sociale, Zehra Zumrut, tha se kushtetuta dhe ligjet aktuale garantojnë të drejtat e grave.

Mbështetësit e konventës thanë se tërheqja do ta largojë edhe më tepër Turqinë nga BE, së cilës po përpiqet t’i bashkohet.
Turqia nuk mban statistika zyrtare mbi vrasjen e grave, por rastet janë trefishuar në 10 vitet e fundit, sipas një grupi që monitoron vrasjen e grave.

Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se 38% e grave në Turqi janë subjekt i dhunës nga një partner gjatë jetës së tyre, krahasuar me 25% në Evropë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>