Protesta për vrasjen e Klodian Rashës ka vijuar sot në Tiranë në sheshin “Skënderbej”. Protestuesit kanë nisur më pas të marshojnë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas do t’i drejtohen edhe Drejtorisë së Policisë në Tiranë.
Qytetarët janë grumbulluar në shesh ndërkohë që përreth tyre forcat e policisë të kanë bërë thirrje që turma të shpërndahet.
Ndryshe nga dita e djeshme, protesta ka nisur pa përplasje mes protestuesve dhe policëve të cilët kanë përdorur gaz lotsjellës në katër ditët e kaluara.
Protestuesit sot bëjnë thirrje për drejtësi për Klodianin dhe kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.
“Ardi Veliu ka tentuar të manipulojë provat për vrasjen e Klodian Rashës”, tha një protesutes për “News 24”.
Policia i ka kërkuar të rinjve që të mos qëndrojnë më shumë se 10 persona të grumbulluar.
Qindra policë janë në gatishmëri, bashkë me autobotët me pompa uji në rast se situata tensionohet.