Protesta për Klodianin në Lushnjë dhe Cërrik

Nga Exit News
Protesta për Klodianin në Lushnjë dhe Cërrik

Protestat për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia hyjnë sot në ditën e pestë.

Ndonëse në Tiranë protestat kanë qenë më masive, ato nuk kanë munguar as në qytete të tjera.

Disa dhjetëra qytetarë janë grumbulluar në qendër të Lushnjës me pankarta dhe flamuj në duar. Ata kërkojnë drejtësi sociale dhe shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.

Situatë e ngjashme raportohet edhe në Cërrik. Disa qytetarë kanë marshuar paqësisht dhe kanë ndezur qirinj për Klodian Rashën. Ata kanë bërë gjithashtu thirrje për drejtësi dhe përgjegjësi nga ana e policies.

Në Tiranë ndërkohë pritet të marshohet nga sheshi Skënderbej në drejtim të kryeministrisë. Qindra policë janë në gatishmëri, bashkë me autobotët me pompa uji.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>