Protesta për vrasjen e Klodian Rashës shtrihet në disa qytete

Nga Exit News
Protesta për vrasjen e Klodian Rashës shtrihet në disa qytete

Vrasja e 25 vjeçarit Klodian Rasha ka sjellë reagim të madh tek qytetarët të cilët të mëkurën kanë protestuar në disa qytete.

Që prej orës 16:00 qindra protestues në Tiranë po protestojnë para kryeministrisë, ku kanë patur edhe përplasje me policinë.

Ndërkohë protestë po zhvillohet edhe në qytetin e  Durrësit, ku kërkesa është e njejtë, dorëheqja e minsitrit Sandër Lleshaj dhe vendosja e drejtësisë për Klodian Rashën.

Protesta është shtrirë edhe në qytetin e Kukësit.

Ata kanë protestuar para Drejtorisë Vendore të Policisë.

“Kjo është fytyra e Sandër Lleshit. Sot jemi mbledhur para policisë vendore si qytetarë të lirë për të shprehur indinjatën tonë dhe të rinjve shqiptarë për këtë akt kriminal”, kanë thënë protestuesit në Kukës.

Ndërkohë në orën 22:00 është thirrur një tjetër protestë në Tiranë.

E pranishme në protestë ishte edhe motra e Klodian Rashës.

“Familja ime kërkon të drejtën, do të dijë se pse është vrarë. Vëllai ishte larguar 20 minuta larg nga shtëpia”, ka thënë ajo për gazetarët.

Protesta në Tiranë po përshkallëzohet, fillimisht protestuesit u zhvendosën nga ministria e Brendshme tek kryeministria. Ata u përplasën me polciinë, ndërkohë që tani kanë ndërhyrë forcat speciale.

Vrasja e të riut ka sjellë reagim dhe në radhët e politikës, ku opozita ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe minsitrin Sandër Lleshaj për vrasjene  tij.

Presidenti i ka kërkuar Prokurorisëe të hetojë në mënyrë objektive dhe transparente.

Sa i takon të dhënave deri të tanishme mbi vrajsen e 25 vjeçarit, sipas policisë i riu po kryente veprime të dyshimta dhe nuk ka respektuar urdhërin e policisë për të ndaluar.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHÇBA) ka njoftuar se policia kishte gjetur një armë në një rrugicë ku kishte kaluar viktima.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>