
Mbështetësit e Presidentit Trump protestuan gjatë natës së 14 nentorit në Uashington D.C, për pretendimet e pabazuara të manipulimit të votave në SHBA.
Situata u tensionua në mbrëmje pasi rreth 300 kundër-protestues u mblodhën gjithashtu në Uashington D.C raporton Uashington Post.
Policia arrestoi 10 persona pas përplasjeve mes dy grupeve të kundërta.
Në mëngjesin e së dielës, Trump përshendeti përkrahësit e tij ndërsa autokolona e tij kalonte nëpër D.C drejt klubit të tij privat të golfit raporton, Neë York Times.
Trump nuk e ka pranuar publikisht humbjen dhe ka hapur procese gjyqësore në disa shtete me pretendime të pabazuara për mashtrim të votuesve, pavarësisht se Departamenti i tij i Sigurisë së Brendshme i quajti zgjedhjet “më të sigurtat në historinë amerikane”, raporton Axios.
Kryebashkiaku i Uashingtonit lajmëroi protestuesit që vinin nga jashtë qytetit të mos merrnin armë me vete, pasi ligji i vendit për armët është shumë i rreptë.
Uashington D.C ka votuar gati 98% pro presidentit të zgjedhur Joe Biden.