Protestat në Britani, sekretarja e Brendshme dënon dhunën dhe rrëzimin e statujës në Bristol

Nga Exit News
Protestat në Britani, sekretarja e Brendshme dënon dhunën dhe rrëzimin e statujës në Bristol

Priti Patel, Sekretarja britanike për Punët e Brendshme, i quajti ‘tërësisht të turpshme’ veprimet e protestuesve në Britani kundër racizmit, në mbështetje të protestave në SHBA, nisur pas vrasjes së George Floyd nga policia.

Ajo dënoi skenat e dhunës dhe aktivistët që goditën policinë dhe rrëzuan një statujë të famshme, atë të Edward Colstonit, në Bristol:

“Ky është plotësisht një veprim i papranueshëm dhe që flet për vandalizmin – siç e pamë në Londër – por vandalizmi është plotësisht i papranueshëm. Dhe është e drejtë që policia të ndjekë atë dhe të sigurojë që drejtësia të vihet për ata individë përgjegjës për një sjellje të tillë të paligjshme.’

Edward Colstone ishte një tregtar skellërish në shekullin e 17-të, i cili e përdori pasurinë e tij për të mbështetur për spitalet dhe shkollat ​​në të gjithë Anglinë, veçanërisht në qytetin e tij të lindjes në Bristol. Por fakti që pjesa më e madhe e pasurisë së tij ishte bërë në tregtinë e skllevërve e kishte bërë atë një figurë kontraversale dekadat e fundit.

Vetë kryetari i Bashkisë së Bristolit Marvin Rees tha se ishte e rëndësishme të dëgjonin ata zëra që menduan se statuja nuk duhet të mbahej më.

Mijëra qytetarë protestuan gjatë fundjavës kundër racizmit në Angli. Protestat ishin kryesisht paqësore, por kishte dhe incidente me përleshje me policinë, 8 prej të cilëve përfunduan të lënduar, apo me rrëzimin e statujës. Për trazirat u arrestuan 12 persona.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme