
Policia e Uashingtonit njoftoi se nga protestat në Kongres janë raportuar 4 viktima.
Sipas të dhënave deri tani ka humbur jetën një grua gjatë sulmit në Kongres ndërsa 3 të tjerë nga urgjenca mjekësore.
Deri tani janë arrestuar më shumë 52 persona ndër të cilët 47 për shkelje të karantinës.
Godina e ligjvënësve në SHBA u pushtua të mërkurën nga mbështetësit e Tramp teksa po shqyrtohej certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve presidenciale.
Fillimisht Tramp i bëri thirrje protestuesve të marshonin në Kapitol. Por kur ata thyen rrethimin dhe nisi dhuna bëri dy herë thirrje që të qetësoheshin.