Protestë, naftëtarët e Ballshit e Fierit nisen në këmbë drejt Tiranës

Protestë, naftëtarët e Ballshit e Fierit nisen në këmbë drejt Tiranës

Naftëtarët e Ballshit dhe Fierit, protestat e shumta të të cilëve nuk kanë marrë asnjë përgjigje, kanë vendosur të nisen me këmbë drejt Tiranës, për të kërkuar të drejtat e tyre.

Rreth 1200 naftëtarë protestuan sot përpara preferkturës së Fierët për pagat e sigurimet e një viti, që nuk i janë paguar nga kompania që e ka menaxhuar më parë kompaninë ë përpunimit të naftës.

Prej më shumë se një viti, naftëtarët kanë protestuar dhe i kanë kërkuar mbështetje qeverisë për kushtet e vështira ku punojnë, dhe për moskorrektësinë e kompanisë për rrogat. Por mosreagimi i asnjë institucioni ka sjellë që naftëtarët të përshkallëzojnë protestën e tyre e të nisen me këmbë drejt Tiranës.

Njësoj si banorët e Zharrëzës që në shkurt të 2017, u nisen me këmbë drejt Tiranës për të protestuar përpara kryeministrisë për shkatërrimin e shtëpive nga lëkundjet e tokës  të shkaktuara nga metodat e nxjerrjes së naftës nga kompania Bankers Petroleum, dhe naftëtarët e BAllshit e fierit shprehen se shpresa e fundit është protesta në Tiranë dhe takimi me kryeministrin apo ministrat.

Mospagesa dhe puna në kushte të rrezikshme për jetën janë probleme që naftëtarët i kanë ngritur me kohë.

Pak muaj më parë, në një letër apeli drejtuar qeverisë, naftëtarët shkruanin:

“Naftëtarët punojnë në kushte të vështira pune, pa ujë të pijshëm, pa siguri teknike, pa mjek, pa siguracione. Kërkojmë ndërhyrje të menjëhershme sepse jeta jonë po vihet në rrezik.”

LEXO  Majlinda Bregu: Formula e vetingut e gabuar, asnjë vend tjetër nuk do bëjë veting si Shqipëria

Jeta e naftëtarëve është vënë në rrezik disa herë nga aksidente gjatë punës, aksidente që kanë shkaktuar dhe vdekjen e një prej punëtorëve.

Lidhur me mosmarrjen e pagave, naftëtarët shprehen se nuk është e drejtë që kompania punon me kapacitet të plotë dhe e shet naftën në tregjet evropianë, ndërsa punëtorët nuk paguhen.

 

Lajme te ngjashme